HISTORIKU

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, ASCAP, është institucion i ri, i krijuar si institucion publik, në varësi të Ministrit të Arsimit dhe Sportit, mbi bazën e Institutit të Kurrikulave dhe Trajnimit në mars të vitit 2010, por zanafilla e këtij institucioni, me atribute ekspertimi, këshillimi dhe studimi në arsim, nis shumë më herët, që nga viti 1965. Në këtë vit, themelohet në Tiranë Instituti i Studimeve dhe Botimeve që funksionoi kryesisht si drejtori e botimeve shkollore, fillimisht me 5 dhe më pas me 10 specialistë. Në 1970, ngrihet si institucion më vete Instituti i Studimeve Pedagogjike, i cili, fillimisht u organizua në 3 sektorë shkencorë dhe më pas u riorganizua në vitin 1983 në 7 sektore shkencore.

Instituti i Studimeve Pedagogjike funksionoi deri në vitin 2003 dhe luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e arsimit në Shqiperi. Në shtator të vitit 2003 Instituti i Studimeve Pedagogjike, me qëllim specializimin më të ngushtë institucional, u nda në dy institucione të reja të pavarura: Instituti i Kurrikulave dhe Standardeve (IKS) dhe Qëndra e Trajnimit dhe Kualifikimit për Arsimin (QTKA). Të dyja këto institucione të reja realizonin së bashku detyrat e Institutit të Studimeve Pedagogjike në dy fusha bazë të veprimtarisë së tij, atë të zhvillimit të kurrikulave dhe të trajnim – kualifikimit të stafit arsimor.

Për shkak të kërkesës së një bashkerendimi më të mirë midis këtyre veprimtarive arsimore dhe në kuadër të reformave në arsim, në tetor të vitit 2007, u ngrit Instituti i Kurrikulave dhe Trajnimit(IKT) i organizuar në dy drejtori: drejtoria e Zhvillimit te Kurrikules dhe Standardeve dhe drejtoria e Trajnim-Kualifikimit. IKT dha një kontribut me vlerë në kryerjen e reformave arsimore të kësaj periudhe si psh reforma e gjimnazit, reforma e trajnim-kualifimit, lidhjen dhe bashkëpunimin e institucionit me organizma të tjerë analoge jashtë vendit.

Në muajin mars të vitit 2010, për të zgjeruar misionin e IKT përtej çështjeve të kurrikulës dhe të trajnimit në arsimin parauniversitar, për të reflektuar më mirë ndaj objektivave të zhvillimit të arsimit shqiptar dhe për të mbështetur politikat arsimore dhe reformat në të gjitha nivelet e arsimit, u krijua Instituti i Zhvillimit te Arsimit, (IZHA), i organizuar në drejtori dhe sektorë që i përgjigjen më mirë zhvillimeve të reja arsimore. Instituti tashmë ka zgjeruar fushën e vet të veprimtarisë shkencore. Ai funksionon mbi bazën e tri drejtorive: Drejtoria e Kurrikulës, Standardeve dhe Kualifikimit; Drejtoria e Didaktikës dhe Teknologjive në Mësimdhenie dhe Drejtoria e Zhvillimit të Politikave Arsimore.

 

Në muajin Shkurt të vitit 2019, me VKM Nr.98 u krijua Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, ASCAP, e cila ka në përbërje 4 drejtori: Drejtoria e Performancës, Drejtoria e Kurrikulës dhe Kualifikimit, Drejtoria e Vlerësimit të Cilësisë dhe Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse.

.

MISIONI DHE VLERAT

Misioni i ASCAP është të garantojë performancën e sistemit të arsimit parauniversitar dhe cilësinë e arsimimit parauniversitar publik dhe privat në përputhje me qasjen e kurrikulës së bazuar në zhvillimin e kompetencave.

Profesionalizmi
Prirja drejt së resë e progresives
Cilësia
Bashkëpunimi
Objektiviteti
Përgjegjshmëria

VKM PËR KRIJIMIN E ASCAP

VENDIM

Nr. 98, datë 27.2.2019

PËR KRIJIMIN, MËNYRËN E ORGANIZIMIT E TË FUNKSIONIMIT

TË AGJENCISË SË SIGURIMIT TË CILËSISË SË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR (ASCAP)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 25, të ligjit nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor

parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 6, të ligjit nr. 90/2012, “Për

organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit

dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
  2. Krijimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (këtu e më poshtë ASCAP),

si person juridik publik, buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për arsimin, me seli në Tiranë.

  1. ASCAP-i financohet nga buxheti i shtetit dhe burime të tjera të ligjshme.
  2. Misioni i ASCAP-it është të garantojë performancën e sistemit të arsimit parauniversitar dhe

cilësinë e arsimimit parauniversitar publik e privat, në përputhje me qasjen e kurrikulës, të bazuar në

zhvillimin e kompetencave.

  1. Fushat e përgjegjësisë së ASCAP-it janë:
  2. a) garantimi dhe vlerësimi i performancës së sistemit arsimor parauniversitar, publik dhe privat;
  3. b) zhvillimi i kurrikulës dhe zhvillimi profesional i punonjësve në arsimin parauniversitar, publik dhe

privat;

  1. c) sigurimi i cilësisë së arritjeve në arsimin parauniversitar, publik dhe privat.
  2. PËRGJEGJËSITË FUNKSIONALE TË AGJENCISË SË SIGURIMIT TË CILËSISË SË

ARSIMIT PARAUNIVERSITAR

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar ka përgjegjësi të:

  1. a) organizojë punën për vlerësimin e performancës së sistemit arsimor parauniversitar, publik dhe

privat;

  1. b) organizojë zhvillimin profesional dhe kualifikimin e punonjësve arsimorë, publikë dhe privatë;
  2. c) monitorojë sigurimin e cilësisë dhe vlerësimin e institucioneve të arsimit parauniversitar, publik dhe

privat, si dhe programet e tyre mësimore;

ç) sigurojë zhvillimin e kurrikulës në arsimin parauniversitar, publik dhe privat.

III. ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I AGJENCISË SË SIGURIMIT TË CILËSISË NË

ARSIMIN PARAUNIVERSITAR

  1. Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar e shtrin veprimtarinë e saj në të gjithë

territorin e Republikës së Shqipërisë. Ajo organizohet në nivel qendror.

  1. ASCAP-i ka lidhje funksionale bashkëpunimi me institucionet e tjera të sistemit arsimor

parauniversitar.

  1. ASCAP-i drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm, i cili organizon dhe drejton të gjithë veprimtarinë e

agjencisë dhe përgjigjet përpara ministrit.

  1. Struktura dhe organika e ASCAP-it miratohet me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve në

legjislacionin në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.

  1. Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar kryen detyrat, si më poshtë vijon:
  2. a) vlerëson performancën e sistemit arsimor parauniversitar, efektshmërinë dhe efiçencën e masave si

dhe përmbushjen e objektivave;

  1. b) vlerëson mënyrën e organizimit e të funksionimit të sistemit arsimor parauniversitar dhe merr

masat e nevojshme në rast mbivendosjeje funksionesh apo mungese ekzekutimi të detyrave funksionale

nga institucionet përgjegjëse;

  1. c) vlerëson si ndërlidhen, koordinohen apo ndërveprojnë institucionet e sistemit arsimor

parauniversitar me njëri-tjetrin, duke garantuar nivelin e duhur të integrimit për sigurimin e arsimit

parauniversitar cilësor;

ç) kryen analiza të ndryshme mbi bazën qendrore e të integruar të të dhënave të sistemit të arsimit

parauniveritar dhe shpërndan informacionin;

  1. d) harton dhe i propozon ministrit për miratim standarde, protokolle, rregulla për ofrimin e

shërbimeve arsimore si dhe vlerëson impaktin e tyre në këto shërbime;

  1. dh) analizon, zhvillon e rishikon dokumentet si: korniza kurrikulare, programet lëndore dhe

standardet, sipas fushave kurrikulare;

  1. e) harton dhe boton dokumentet kurrikulare për arsimin parauniversitar si dhe materiale mbështetëse

për zbatimin e kurrikulës, në nivel kombëtar;

ë) harton, analizon dhe rishikon standardet e zhvillimit profesional të mësuesve dhe drejtuesve të

institucioneve arsimore parauniversitare; vlerëson nevojat për zhvillim profesional, programet kombëtare

dhe materialet mbështetëse për zhvillimin profesional të punonjësve arsimorë;

  1. f) organizon zhvillimin profesional dhe menaxhon procesin e kualifikimit të punonjësve arsimorë në

të gjitha nivelet e sistemit të arsimit parauniversitar, publik dhe privat;

  1. g) realizon punë kërkimore-studimore, analiza periodike dhe u ofron ekspertizë strukturave politike e

vendimmarrëse për politikat arsimore dhe reformat në fushën e arsimit parauniversitar;

  1. gj) ofron këshillim për institucionet arsimore parauniversitare të të gjitha niveleve në fushat e

përmbajtjes kurrikulare, të didaktikës dhe përdorimit të teknologjive moderne në mësimdhënie, si dhe në

drejtimin e menaxhimin e shkollës dhe arsimit në tërësi;

  1. h) vlerëson, mbi bazë risku, veprimtarinë e institucionit përgjegjës për ofrimin e shërbimeve të arsimit

parauniversitar dhe të institucioneve arsimore publike e private të sistemit të arsimit parauniversitar, për

respektimin në vazhdimësi të kushteve dhe detyrimeve për ofrimin e shërbimit cilësor, shoqëruar me

lënien e detyrave /sugjerimeve/rekomandimeve për përmirësimin e elementeve të caktuara të

institucioneve apo gjithë sistemit të arsimit parauniversitar, si: kurrikul, standarde dhe metodologji;

  1. i) nënshkruan marrëveshje dhe bashkëpunon me institucione të arsimit të lartë, institucione të tjera

apo me organizata kombëtare dhe/ose ndërkombëtare për veprimtari apo aktivitete që lidhen me

misionin e saj, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

  1. Rregullorja që përcakton metodat e brendshme të punës dhe sjelljen e personelit të ASCAP-it

miratohet nga ministri, me propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm.

  1. Marrëdhëniet e punës të Drejtorit të Përgjithshëm dhe të nëpunësve të ASCAP-it rregullohen në

bazë të dispozitave të legjislacionit në fuqi për nëpunësin civil. Marrëdhëniet e punës të punonjësve

administrativë rregullohen në bazë të dispozitave të Kodit të Punës.

  1. Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar ka stemën, logon dhe vulën e vet zyrtare.

Stema përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë, me shënimet “Republika e Shqipërisë, Ministria e

Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar”, në përputhje me

përcaktimet e vendimit të Këshillit të Ministrave për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës së

Shqipërisë.

  1. Vula e agjencisë ka formën dhe elementet e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për

rregullat e prodhimit, të administrimit, kontrollit dhe ruajtjes së vulave zyrtare. Vula prodhohet,

administrohet dhe ruhet në përputhje me përcaktimet e legjislacionit shqiptar në fuqi.

  1. DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT
  2. Deri në fillimin e funksionimit të plotë të ASCAP-it, sipas këtij vendimi, strukturat aktuale

vazhdojnë funksionimin e tyre sipas strukturave dhe organikave të miratuara.

  1. Për nëpunësit civilë aktualë të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit dhe të Institutit të Zhvillimit të

Arsimit zbatohen dispozitat e legjislacionit për nëpunësin civil në rastin e mbylljes dhe ristrukturimit të

institucionit. Për punonjësit administrativë zbatohen dispozitat e Kodit të Punës.

  1. Numri i punonjësve dhe buxheti i planifikuar për Institutin e Zhvillimit të Arsimit dhe

Inspektoratin Shtetëror të Arsimit si dhe të gjitha asetet e tyre i kalojnë ASCAP-it.

  1. Vendimet e Këshillit të Ministrave nr. 67, datë 10.2.2010, Për krijimin e Institutit të Zhvillimit

të Arsimit (IZHA)”, dhe nr. 352, datë 3.4.2013, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit

Shtetëror të Arsimit”, shfuqizohen.

  1. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Departamenti i Administratës Publike për

zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

ORGANIGRAMA

PJESEMARRJE DHE ANëTARëSIME

CIDREE është Konsorcium i Institucioneve për Zhvillimin dhe Kërkimin e Arsimit në Europe (Consortium of CIDREE është Konsorcium i Institucioneve për Zhvillimin dhe Kërkimin e Arsimit në Europë (Consortium of Institutions for Development and Research in Education in Europe). Institucionet që bëjnë pjesë në rrjetin e tij luajnë një rol të rëndësishëm në fushën e zhvillimit të kurrikulës dhe/ose kërkimeve në fushën e arsimit në vendet e tyre.

CIDREE është ngritur në 1990 me synimin për të vendosur lidhje të ngushta ndërmjet sistemeve arsimore evropiane.

Misioni i CIDREE është:

  • të kontribuojë në cilësinë e institucioneve antare nëpërmjet lidhjeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojës dhe ekspertizës në nivel të lartë;
  • ta bëjë CIDREE-në një rrjet me influence, dinamik dhe te përgjegjshëm, që mbështet interesat individuale dhe interesat e përbashkëta të antarëve të vet;
  • të paraqesë interesat e institucioneve anëtare në organizatat dhe rrjetet e tjera Evropiane dhe ndërkombëtare.

CIDREE organizon veprimtari të tilla, si: vizita studimore, takime të eksperteve për shkëmbimin e përvojës dhe informacioneve. Ai organizon projekte të bashkëpunimit në nivel ndërkombëtar, të propozuara nga vendet antare dhe që shërbejnë si mjete për kërkimin dhe zhvillimin e arsimit.

IZHA çon në CIDREE ekspertizën, veprimtaritë e veta, pyetjet, nevojat dhe pritshmeritë, komente, përgjigje, ide dhe materiale, të cilët ndihmojnë në funksionimin e mirë të këtij konsorciumi.

Programi eshte nje program i Keshillit te Europes qe synon zhvillimin profesional te mesuesve dhe punonjesve te arsimit.

Ai perfshin tre fusha kryesore veprimtarish:

  • Workshope Europiane te organizuara ne Shtetet Anetare
  • Seminare Europiane te organizuara ne Akademine e Bad Wildbad
  • Module Europiane per trajnimin e trajnereve.

Programi, i ndertuar mbi traditen e gjate te administratoreve te trajnimit te mesuesve ne Keshillin e Europes, synon t’u pergjigjet sfidave te Takimit te Trete te Krereve te Shtetit dhe Qeverise me 2005. Drejtuesit ne kete takim kerkuan nga Keshilli i Europes perpjekje te perbashketa per te siguruar qe vlerat si respektimi i te drejtave te njeriut, demokracia dhe mbizoterimi i ligjit te jene ne qender te sistemeve tona arsimore. Ata theksuan rolin kyç te trajnimit te mesuesit ne kete proces.

Programi PESTALOZZI eshte i konceptuar si nje mjet per njohjen e rendesise se arsimit dhe trajnimin e mesuesit ne veçanti, per mbeshtetjen e trajnereve, mesuesve dhe aktoreve te tjere te arsimit, ne rolin e tyre si profesioniste ne shoqerine heterogjene e multikulturore, gjithnje ne rritje, ne te cilen jetojme. Ai mundeson qe mesuesit te punojne se bashku ne projekte me interes tematik dhe pedagogjik duke kontribuar ne forcimin e marredhenieve personale e profesionale ne gjithe kontinentin si edhe ndergjegjesimin e rolit te tyre te rendesishem arsimor per te promovuar respektin per te drejtat e njeriut, demokracine dhe zbatimin e ligjit.

Java e Edukimit Global (Global Education Week) u organizua per here te pare ne vitin 1999 nga North-South Centre e Keshillit te Europes. Ne kete aktivitet u promovuan aktivitete shkollore per vendet anetare, me synim tejkalimin e varferise dhe perjashtimin shoqeror. Qe atehere, si pasoje edhe e mbeshtetjes prej vendeve pjesemarrese, North-South Center i fton te 47 vendet anetare te Keshillit te Europes te marrin pjese çdo vit ne Javen e Edukimit Global.

Java e Edukimit Global inkurajon nxenes, mesues dhe grupe te rinjsh te vene ne jete aktivitete edukuese per qytetarine globale. Synimi kryesor eshte trajtimi i çeshtjeve qe kane te bejne me ndryshimet dhe pabarazine si ne nivel vendor, ashtu dhe ne nivel global. Qytetaria globale kuptohet si:

  • Ndergjegjesim per boten sa me gjere dhe per rolin tone si qytetare te botes;
  • Respekt per ndryshimet dhe aftesite e komunikimit nderkulturor;
  • Aftesia per te ndermarre veprime per ta bere boten nje vend me te
    barabarte e me te qendrueshem;
  • Pergjegjesi per veprimet tona.

Gjate Javes se Edukimit Global, te rinjte, mesuesit kujdestare dhe gjithe mesuesit e tjere punojne per hartime projektesh mbi edukimit global ne shkollat perkatese per trajtimin e perjashtimit, pabarazise dhe globalizimit. Tema e Javes se Edukimit Global per vitin 2010 eshte “Paqe dhe jo-dhunes per femijet e botes”.

SEECEL (South East European Centre for Entrepreneurial Learning) eshte nje institucion rajonal qe ka si mision te zhvilloje sistemin e edukimit te sipermarrjes per gjate gjithe jetes dhe kompetencen e sipermarrjes si kompetence kyçe ne 8 vendet e Evropes Jug Lindore te cilat jane vende kandidate per tu anetaresuar ne BE. SEECEL zhvillon veprimtarine e vet ne perputhje me politikat dhe rekomandimet e Bashkimit Evropian ne fushen e zhvillimit te te nxenit te sipermarrjes per gjate gjithe jetes.

 Vendet anetare te SEECEL jane:

  • Shqiperia
  • Bosnje Hercegovina
  • Kroacia
  • Kosova
  • Maqedonia
  • Mali i Zi
  • Serbia
  • Turqia

Te gjitha vendet e rajonit kane te njejtin status ne qeverisjen, procesin dhe veprimtarite e SEECEL. Si nje institucion rajonal, SEECEL qeveriset nga nje komitet drejtues i cili perfaqesohet me dy anetare nga çdo vend, nje perfaqesues nga Ministria e Arsimit dhe nje perfaqesues nga Ministria e Ekonomise, ne perputhje me kerkesat e kartes per Biznesin e Vogel per Evropen (SBA-Small Business Act for Europe).

Qe ne vitin 2013, 15 institucione pilot nga Shqiperia dhe perkatesisht 8 shkolla 9-vjeçare, 4 shkolla te mesme te pergjithshme, 2 universitete dhe IZHA, po zbatojne projektin rajonal per pilotimin e kompetences se sipermarrjes ne te gjitha nivelet e edukimit.

IZHA si institucion lider anetar i rrjetit te SEECEL ka pergjegjesine e koordinimit te institucioneve pilot nga Shqiperia si dhe krijimin e qendrueshmerise per politikat qe lidhen me kompetencen e sipermarrjes.

Instituti Zhvillimit te Arsimit ne bashkepunim me “Shkollen per Menaxhimin ne Arsim” ne Hollande eshte bere pjese e programit “Trajnimi i drejtuesve ne arsim” (2010 – 2012) perkrah vendeve te tjera te rajonit si Mali i zi, Serbia, Maqedoni, Bosnje-Hercegovine dhe Kosove.

Shkolla per Menaxhimin ne Arsim ne Hollande eshte themeluar qe ne vitin 1989, si rezultat i bashkepunimit te pese universiteteve. Veprimtaria kryesore e saj eshte ofrimi i shkolles Master ne fushen e menaxhimit ne arsim, e cila zgjat 2 vite, si dhe zhvillimi i programeve ne fushen e menaxhimit ne arsim. Misioni i ketij institucioni eshte kontributi ne permiresimin e cilesise ne arsim permes profesionalizimit te drejtuesve te shkolles.

Projekti “Trajnimi i drejtuesve ne arsim” eshte i fokusuar ne shperndarjen e pervojes se krijuar me pare, me zhvillimin e programeve trajnuese per menaxhimin ne arsim ne shtete si Bullgaria, Kroacia dhe Rumania, ne gjashte vende te tjera te Europes juglindore. Ky projekt financohet nga IPS-CROSS (Ministria e Ekonomise ne Hollande).

Stafi qe do te mundesoje dhe lehtesoje trajnimin e pjesemarresve do te jete ai i trajnuar me pare ne Bullgari, Kroaci dhe Rumani si dhe pjesetare nga shkolla per Menaxhimin ne Arsim ne Hollande.

  • Identifikimi dhe vleresimi i nevojave ne gjashte shtetet e perfshira ne projekt;
  • Perzgjedhja e 4-5 pjesemarresve nga secili vend per te qene trajnere ne fushen e menaxhimit ne arsim;
  • Seancat trajnuese te fokusuara ne permbajtjen dhe metodologjine e trajnimit per drejtues te shkollave;
  • Zhvillimi dhe hartimi i materialeve trajnuese, planeve dhe metodologjise per vleresimin e drejtuesve;
  • Zhvillimi i infrastruktures per menaxhimin e trajnimeve;
  • Organizimi i vleresimeve te programit

Programi synon ngritjen e kapaciteteve ne nivel kombetar dhe zhvillimin e materialeve lidhur me drejtimin e shkolles. Objektivi kryesor ka te beje me trajnimin e trajnereve per programin e shkolles se drejtuesve te shkollave, zhvillimin e ketij programi si dhe hartimin e materialeve trajnuese. Aktivitetet qe parashikon projekti jane:

Deri tani eshte realizuar faza e pare e programit qe perfshin identifikimin e nevojave si dhe perzgjedhjen e pjesemarresve ne kete program. Faza e dyte e programit (viti 2011) perfshin seminaret trajnuese, shperndarjen e eksperiencave mes pjesemarresve, ndertimin e kapaciteteve trajnuese si dhe krijimin e moduleve trajnuese. Faza e trete (viti 2012) perfshin vazhdimin e sesioneve trajnuese, prodhimin e materialeve, pergatitjen vendosjes se infrastruktures se nevojshme si dhe shperndarjen ne vendet e perfshira ne program. Pjesemarresit ne kete program jane zgjedhur me kritere te percaktuara qarte qe perfshijne: Anglishte te folur dhe te shkruar ne nivel te larte, eksperience deri ne 5 vjet ne fushen e trajnimit ne edukim, aftesi ndervepruese si dhe gatishmeri per t’u perfshire ne program ne nje periudhe 2 vjeçare.

Deri tani programi po ecen sipas axhendes se parashikuar. Me mbeshtetjen e Ministrise se Arsimit dhe Shkences programi do te kete angazhimin total te te gjithe aktoreve pergjegjes per te arritur rezultatin e parashikuar.