Përshkrimi

Drejtoria e vlerësimit të cilësisë përbëhet nga drejtori i kësaj drejtorie dhe dy sektorë:

  1. Sektori i vlerësimit të zbatimit të kurrikulës
  2. Sektori i vlerësimit të organizimit dhe drejtimit në arsimin parauniversitar

 Detyrat kryesore

  1. vlerëson kërkesat, shqyrton dokumentacionin dhe përmbushjen e kritereve për hapjen e institucioneve arsimore dhe ushtrimin e veprimtarisë në fushën e arsimit parauniversitar,
  2. përgatit relacionin përkatës të cilin ia paraqet Ministrit përgjegjës për arsimin për miratimin apo refuzimin e lejes/licencës;
  3. vlerëson mbi bazë risku veprimtarinë e institucionit përgjegjës për ofrimin e shërbimeve të arsimit parauniversitar dhe institucioneve arsimore publike dhe private të sistemit të arsimit parauniversitar, për respektimin në vazhdimësi të kushteve dhe detyrimeve për ofrimin e shërbimit cilësor, shoqëruar me lënien e detyrave/sugjerimeve/rekomandimeve për përmirësimin e elementëve të caktuar të institucioneve apo gjithë sistemit të arsimit parauniversitar, si: kurrikul, standarde, metodologji;
  4. monitoron cilësinë e zbatimit të kurrikulës në lloje, nivele e cikle të ndryshme shkollimi;
  5. këshillon dhe jep rekomandime për njësitë arsimore vendore dhe për insitucionet arsimore, në lidhje me përmirësimin e cilësisë së shërbimit arsimor.
  6. përzgjedh dhe përhap praktikat e suksesshme të institucioneve arsimore nëpërmjet faqes zyrtare të ASCAP ose botimeve.
  7. informon dhe raporton nëpërmjet raporteve të inspektimit, letrave informuese, komunikimit online dhe botimeve, ministrin përgjegjës për arsimin, institucionet e varësisë së ministrisë për arsimin, njësitë vendore arsimore, bashkitë për shkollat që kanë nën juridiksion, institucionet arsimore.
  8. kontribuon në formulimin ose në rishikimin politikave dhe të strategjive arsimore, si dhe në vendimmarrjet në fushën e reformave arsimore, mbi bazën e gjetjeve dhe informacioneve nga inspektimet.
  9. bashkëpunon me drejtoritë e tjera të ASCAP në funksion të përmbushjes me cilësi të qëllimeve dhe të funksioneve të ASCAP.
  10. mundëson dhe mbështet kualifikimin dhe vetëkualifikimin e stafit të drejtorisë.
  11. nënshkruan marrëveshje dhe bashkëpunon me institucione të arsimit të lartë apo me organizata kombëtare dhe/ose ndërkombëtare për veprimtari apo aktivitete që lidhen me misionin e saj në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.