Përshkrimi

Drejtoria e  Performancës përbëhet nga drejtori i kësaj drejtorie dhe dy sektorë:

  1. Sektori i garantimit të performancës
  2. Sektori i sistemeve të informacionit

 Detyrat kryesore

  1. vlerëson performancën e sistemit arsimor parainuversitar, efektshmërinë dhe eficencën e masave, si dhe përmbushjen e objektivave;
  2. vlerëson mënyrën e organizimit e të funksionimit të sistemit arsimor parauniversitar dhe merr masat e nevojshme në rast mbivendosjesh funksionesh ose mungese ekzekutimi të detyrave funksionale nga instucionet përgjegjëse;
  3. vlerëson se si institucionet e sistemit arsimor parauniversitar ndërlidhen, koordinohen apo ndërveprojne me njëri tjetrin, duke garantuar nivelin e duhur të integrimit për sigurimin e arsimit parauniversitar cilësor;
  4. mbi bazën qendrore e të integruar të të dhënave të sistemit të arsimit parauniveritar, kryen analiza të ndryshme si dhe shpërndan informacionin,
  5. harton, miraton dhe siguron zbatimin e proceseve, procedurave dhe metodologjive arsimore, si dhe vlerëson nëse ato janë të duhurat, efektive e nëse garantojnë produktin që duhet;
  6. harton dhe miraton standarte, protokolle, rregulla për ofrimin e shërbimeve arsimore, si dhe vlerëson impaktin e tyre në këto shërbime.
  7. bashkërendon veprimtarinë e saj me drejtoritë dhe sektorët e tjerë të ASCAP, me ministrinë përgjegjëse për arsimin si dhe me institucione të tjera të të gjitha niveleve brenda dhe jashtë vendit, për realizimin cilësor të detyrave të saj;
  8. mundëson dhe mbështet kualifikimin dhe vetëkualifikimin e stafit të drejtorisë.