Përshkrimi

Drejtoria e kurrikulës dhe kualifikimit përbëhet nga drejtori i kësaj drejtorie dhe dy sektorë:

  1. Sektori i zhvillimit të kurrikulës
  2. Sektori i kualifikimit dhe zhvillimit profesional

 Detyrat kryesore

  1. analizon, zhvillon dhe rishikon dokumentet e rëndësishme si: korniza kurrikulare, programet lëndore, standardet sipas fushave kurrikulare;
  2. harton dhe boton dokumentet kurrikulare për arsimin parauniversitar, si edhe materiale mbeshtetëse për zbatimin e kurrikuklës në nivel kombëtar;
  3. harton programe lëndore për të gjitha ciklet (arsimi parashkollor dhe klasat 1-12).
  4. harton dhe boton udhëzues kurrikularë si dhe materiale mbështetëse për zbatimin e kurrikulës në nivel kombëtar;
  5. analizon, zhvillon dhe rishikon dokumente që lidhen me zhvillimin profesional të mësuesve dhe të drejtuesve të institucioneve arsimore;
  6. harton, analizon dhe rishikon standardet e zhvillimit profesional të mësuesve dhe drejtuesve të institucioneve arsimore parauniversitare; vlerëson nevojat për zhvillim profesional, programet kombëtare dhe materialet mbështetëse për zhvillimin profesional të punonjësve arsimorë;
  7. organizon zhvillimin profesional dhe menaxhon procesin e kualifikimit të punonjësve arsimorë në të gjitha nivelet e sistemit të arsimit parauniversitar publik dhe privat;
  8. mbështet funksionimin e rrjeteve profesionale dhe zhvillimin profesional të vazhdueshëm të drejtuesve të këtyre rrjeteve nëpërmjet instrumenteve përkatëse;
  9. menaxhon procesin e akreditimit të programeve/moduleve të trajnimit për zhvillimin profesional të punonjësve arsimorë;
  10. menaxhon procesin e kualifikimit të punonjësve arsimorë në të gjitha nivelet e sistemit të arsimit parauniversitar;
  11. realizon punë kërkimore-studimore, analiza periodike dhe u ofron ekspertizë strukturave politike e vendimmarrëse për politikat arsimore dhe reformat në fushën e arsimit parauniversitar;
  12. ofron këshillim për institucionet arsimore parauniversitare të të gjitha niveleve, në fushat e përmbajtjes kurrikulare, didaktikës dhe përdorimit të teknologjive moderne në mësimdhënie, si dhe për drejtimin dhe menaxhimin e shkollës dhe arsimit në tërësi;
  13. bashkërendon veprimtarinë e saj me drejtoritë dhe sektorët e tjerë të ASCAP, me ministrinë përgjegjëse për arsimin, si dhe me institucione të tjera të të gjitha niveleve brenda dhe jashtë vendit, për realizimin cilësor të detyrave të saj;
  14. mundëson dhe mbështet kualifikimin dhe vetëkualifikimin e stafit të drejtorisë.
  15. nënshkruan marrëveshje dhe bashkëpunon me institucione të arsimit të lartë apo me organizata kombëtare dhe/ose ndërkombëtare për veprimtari apo aktivitete që lidhen me misionin e saj në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.