përgjigjet për të gjithë veprimtaritë mbështetëse të ASCAP me qëllim plotësimin e misionit të saj;
menaxhon burimet njerëzore të institucionit, mban kontakte me DAP-in;
zhvillon, përgatit dhe zbaton në përputhje të plotë me ligjin dhe rregullat e prokurimit publik të gjitha procedurat e prokurimit dhe ndjek zbatimin e kontratave për prokurimet;
menaxhon problemet juridike që lidhen me institucionin;
menaxhon çështjet financiare të institucionit;
menaxhon problemet e IT dhe funksionimin e faqes zyrtare të institucionit;
menaxhon çështje të protokollit dhe arkivit;
koncepton të gjitha aktet administrative dhe shkresa të ndryshme që nxirren nga ASCAP;
mbledh dhe përpunon të dhënat ekonomike që duhen për hartimin e buxhetit vjetor për ta paraqitur për miratim brenda afatit të caktuar në organet përkatëse;
përgatit projektin për detajimin e përdorimin e fondeve financiare, të cilin me një relacion shpjegues ia paraqet për miratim Drejtorit të ASCAP;
kryen veprimet për punonjësit që ndërpresin marrëdhëniet e punës dhe merr masa për sistemimin e pajisjeve dhe mjeteve që ata kanë pasur në përdorim;
kujdeset për miradministrimin e pasurive të ASCAP dhe kryen inventarët në përputhje me rregullat për mjetet e punës që kanë në përdorim punonjësit, si dhe kryen kontrollin e magazinës;
llogarit dhe kryen pagesat për shpenzimet e udhëtimit, dietat, shpërblimet e punonjësve, dhe të pagesave të tjera në institucion në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi;
kryen rakordimin me degën e thesarit për shpenzimet e institucionit;
kryen veprimet përkatëse për likuidimin e të gjitha detyrimeve financiare brenda dhe jashtë institucionit;
rakordon në fund të çdo muaji me magazinën për veprimet e hyrje-daljeve;
nxjerr bilancin e institucionit të plotësuar me anekset përkatëse, ku pasqyron të gjithë aktivitetin ekonomik dhe financiar të institucionit;
mban kontabilitetin duke pasqyruar në librat e llogarisë veprimtarinë financiare të institucionit në përputhje me rregullat e caktuara në planin kontabël dhe në ligjin përkatës;
kryen edhe detyra të tjera të veçanta të parashikuara ose jo në këtë rregullore, por të ngarkuara nga drejtori i ASCAP që lidhen me natyrën e punës së kësaj drejtorie, por që nuk bien në kundërshtim me rregullat e ligjet në fuqi.